Të gjitha biletat për “Sunny Hill” janë shitur

Të gjitha biletat për “Sunny Hill” janë shitur

“Sunny Hill Festival” ka bërë të ditur se të gjitha biletat për edicionin e këtij viti janë shitur, duke shënuar një tjetër arritje për festivalin që po mbahet në Prishtinë.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të festivalit në rrjetet sociale, ku organizatorët kanë shprehur mirënjohjen ndaj publikut për përkrahjen dhe interesimin e madh.

“Janë shitur të gjitha biletat. Nga thellësia e zemrave tona, faleminderit”, thuhet në njoftimin e “Sunny Hill Festival”.

Me këtë konfirmim, organizatorët kanë bërë të qartë se nuk ka më bileta të lira për edicionin e sivjetmë, i cili po vazhdon në Prishtinë me performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Related Articles