Prokuroria Speciale identifikon një lokacion të dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale identifikon një lokacion të dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion i dyshuar ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ekzaminimin e lokacionit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles