Deputetja Albena Reshitaj ka treguar se cfarë mendon të bëjë në politikë në ardhmen pasi kishte shumë spekulime se ajo do të kandidonte për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ajo ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Ndonëse jam për disa ditë në pushime me familje, për hirë të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj gjithë juve që po më shkruani edhe sot gjatë tërë ditës, dua të ju informoj si në vazhdim: Në jetën time akademike por edhe politike çdo herë jam udhëhequr nga parime dhe vlera të mirëfillta, të cilat i kultivoj edhe sot. Në secilin angazhim timin të deritanishëm, qoftë ai profesional, akademik apo politik jam udhëhequr nga një plan i mbështetur në parime dhe vlera”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk do të përfshihet fare në zgjedhjet lokale.
“Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti. Unë vazhdoj të mbetem Deputete e Parlamentit të Kosovës, ku do të vazhdoj që të ju shërbej me nder dhe përgjegjësi.”, shtoi ajo./Gazeta Enigma/