E rëndë: Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve – ndërron jetë 25-vjeçari që u aksidentua me motoçikletë në Pejë

E rëndë: Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve – ndërron jetë 25-vjeçari që u aksidentua me motoçikletë në Pejë

Ka përfunduar me fatalitet aksidenti i rëndë i trafikut që ndodhi më 1 gusht në fshatin Raushiq (Ramun), Pejë, ku pas disa ditësh luftë për jetën ka ndërruar jetë motoçiklisti Alban Xhemajli, 25 vjeçar.

Sinjali mëson se i riu ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por rreth orës 01:10 të mëngjesit të 7 gushtit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në aksident.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti kishte ndodhur kur drejtuesi i një automjeti, Skender Maksutaj (1973), dyshohet se kishte kryer një kthim të pasigurt, duke ia ndërprerë rrugën motoçiklistit që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Nga përplasja, përveç dëmeve materiale, shtatë persona kishin pësuar lëndime trupore, ndërsa më rëndë ishte lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili që nga dita e aksidentit ishte në gjendje kritike.

Pas konfirmimit të vdekjes, Policia ka njoftuar hetuesin kujdestar dhe Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti tashmë trajtohet si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Related Articles