Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje politike.

Abdixhiku tha se diskutimet kanë qenë të hapura, por sipas tij nuk ka ende një afrim që do të çonte drejt një marrëveshjeje.

“Jemi shumë larg marrëveshjes me Kurtin”, ka deklaruar Abdixhiku pas përfundimit të takimit.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Related Articles