Haxhiu: Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haxhiu: Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Deputetja e Vetëvendosjes, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se kushdo që s’pajtohet me thirrjen e seancës një ditë pas afatit kushtetuese mund ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ju e dini që vitin e kaluar e kanë bërë në vazhdimësi. Prandaj edhe sot, në qoftë se nuk pajtohen me thirrjen e kësaj seance, e kanë mundësinë që ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar këtë seancë si çështje kushtetuese për shkak se bëhet fjalë për konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Haxhiu tha se sot shkoi në Kuvend meqë sot u thirr nga Kryesuesi i seancës, bashkëpartiaku i saj, Avni Dehari, duke shtuar se po të thirrej edhe mbrëmë, do të shkonte sepse është “e obliguar”.

Related Articles