Lajm i trishtë nga Gjilani, ndahet nga jeta Albana Sylejmani Hoti

Lajm i trishtë nga Gjilani, ndahet nga jeta Albana Sylejmani Hoti

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e të resë nga Gjilani, Albana Sylejmani Hoti.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit dhe ditët e të pamës.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 10 gusht 2026 (e hënë), në ora 13:00, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

E pamja do të mbahet për tri ditë, duke filluar nga 11 gushti, në shtëpinë e familjes në rrugën “Mbreti Agron”, në dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës.

Njoftimi i plotë i familjes:

Me pikëllim të thellë, familjet Hoti dhe Sylejmani njoftojnë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më e dashura jonë,
Albana Sylejmani Hoti.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 10.08.2026 (e hënë), në ora 13:00, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

E pamja do të mbahet për tri ditë, duke filluar nga 11.08.2026, në shtëpinë tonë në Rrugën “Mbreti Agron”, në dalje të Gjilanit për Prishtinë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.

Related Articles