Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë që nga ora 07:30 para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Në mesin e deputetëve të PDK-së që ndodhej aty ishte edhe Artan Behrami, i cili përmes një postimi ka kritikuar zhvillimet e fundit dhe ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për, siç është shprehur ai, përpjekje për të hyrë në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë.
“E paska qit sahatin në 05:00 me hy në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë. Taman si uzurpator, taman si okupues të institucioneve”, ka shkruar Behrami.
Ai ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj Kurtit, duke paralajmëruar përballje politike dhe ligjore.
“E paska qit sahatin në 05:00 me hy në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë. Taman si uzurpator, taman si okupues të institucioneve. Nuk ke kah ik, voglush. Herët a vonë ke me u ballafaqu me neve dhe popullin. Por, fundin tënd politik do ta kesh në burg për krimet që ia ke bërë këtij vendi”.
PDK ka bërë të ditur se do të rikthehet në Kuvend dhe do të kërkojë zyrtarisht thirrjen e seancës konstituive.
