Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh në Dragash, policia i gjen afër 40 mijë euro, dinarë e 4 telefona

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh në Dragash, policia i gjen afër 40 mijë euro, dinarë e 4 telefona

Policia e Kosovës ka bastisur sot shtëpinë e të dyshuarit për spiunazh, Fehim Sali, në Dragash.

Policia tha se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh; para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh; katër (4) telefona celularë; dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Sali u arrestua sot në në pikën kufitare në Merdare nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre dhe me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë u zotuarn se do të jenë të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.

Sali kishte punuar si arsimtar në një shkollë të sistemit paralel të Serbisë në një fshat të Dragashit.

Related Articles