Arrestohet një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një gjyqtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, i arrestuari është identifikuar me inicialet A.G., ndërsa hetimet ndaj tij janë zhvilluar për disa muaj.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore në Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e A.G., gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare’”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë hetimit janë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave është vlerësuar se ekziston dyshim i arsyeshëm për përfshirjen e gjyqtarit në veprën penale për të cilën është arrestuar.

Related Articles