Rrogën për punën si mësues e mori nga Kosova, ndërsa ato për spiunazh nga Serbia. Këto të paktën janë dyshimet e Prokurorisë Speciale për Fehim Sali, të cilit iu caktua 1 muaj paraburgim, pasi fillimisht u hetua nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët vërtetuan se i njëjti ishte i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA.
I njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së (AKI) përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë.
Në favor të kësaj pune ky fitonte pasuri, 40 mijë euro prej tyre iu gjetën gjatë bastisjeve në shtëpi. E edhe katër telefona, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekzaminimit për të nxjerr në pah edhe anëtarë të tjerë të grupit të Fehim Sali.
Ndiqni kronikën për detaje:
