Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.75 euro për litër që është 2 centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, shifër kjo që nuk shënon rritje prej ditës së djeshme, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.61 euro për litër.

