Vedat Muriqi ka gjetur golin e parë të sezonit me fanellën e Fenerbahces, në ndeshjen ndaj Konyasporit në kuadër të javës së dytë të Superligës së Turqisë.
Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e shtatë, duke u pozicionuar mirë brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetë pas një harkimi të rrezikshëm.
Goli i Muriqit i dha epërsinë 1-0 Fenerbahces dhe ishte njëherësh realizimi i tij i parë në edicionin e ri.
Megjithatë, avantazhi i vendasve zgjati vetëm pak minuta, pasi Ebrima Colley barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e dhjetë.
Muriqi iu bashkua Fenerbahces gjatë këtij afati kalimtar, pas largimit nga Mallorca.
