Vdes ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu

Vdes ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu

Është ndarë nga jeta njëri nga figurat më historike të LDK-së, ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Ish-deputeti i LDK-së vdiq në moshën 78-vjeçare.

Eqrem Kryeziu lindi më 15 shkurt të vitit 1948 në Pagarushë, në komunën e Malishevës.

Që nga themelimi i LDK-së në Kosovë dhe deri në kuvendin e tretë zgjedhor të degës ka qenë Kryetar i Degës së saj në Prizren.

Pas zgjedhjeve të vitit 1998 është zgjedhur anëtar i kryesisë ndërsa pas atyre të vitit 2006 është zgjedhur nënkryetar i parë i LDK-së në Prishtinë.

Related Articles