Në Erkner, një burrë sulmoi me thikë një grua në një rrugë publike mëngjesin e së hënës. Gruaja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve për reanimim.
Policia nisi menjëherë kërkimin dhe e arrestoi të dyshuarin pas një arratisjeje të shkurtër. Sipas raportimeve, disa dëshmitarë tentuan ta ndalonin, ndërsa njëri prej tyre përdori edhe automjetin për t’ia bllokuar rrugën.
Motivet e sulmit ende nuk dihen. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete.Ndërkohë, zona përreth vendit të ngjarjes është bllokuar, ndërsa policia po mbledh provat, shkruan Bild.
