Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për media pak para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke thënë se tashmë ekzistojnë mundësi reale.
“I kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë që të mbërrijmë në marrëveshje”, deklaroi Kurti.
Takimi mes dy liderëve zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
