Transferimi edhe pse si lojtar i lirë i Lionel Messit, do t’i kushtojë Paris Saint-Germanit një mal me para.
Ylli argjentinas në orët e ardhshme do t’i kompletojë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me një pagë rreth 35 milionë euro në sezon.
Kjo pagë e lartë e 34-vjeçarit, do të shtojë edhe më shumë barrën te PSG, që është aktualisht skuadra që paguan më së shumti për lojtarë.
Një listë e përpiluar nga MailSport, tregon se parisienët janë në vendin e parë, ndërsa renditja shkon si më poshtë, duke përfshirë edhe klubet të tjera të ndryshme:
10: CLEVELAND BROWNS – 157 milionë funte
Browns Cleveland janë një ekip profesionist amerikan i futbollit që paguan për lojtarët e 157 milionë funte në vit.
9: DALLAS COWBOYS – 158 milionë funte
Dallas janë po ashtu një tjetër ekip i futbollit amerikan që ka shpenzime marramendëse për mbulimin e pagave të yjeve të skuadrës.
8: CHELSEA – 163 milionë funte
N’Golo Kante është lojtari më i paguar në radhët e Chelseat i cili përfiton 15 milionë funte në vit ose 290.000 në javë.
7: BAYERN MUNICH – 166 milionë funte
Robert Lewandowski është lojtari më i paguar nga radhët e Bayernit me 18.3 milionë funte në vit, ndërsa kjo skuadër i ka 7 lojtarë që marrin mbi 10 milionë euro në vit duke përfshirë Sane, Muller, Costa dhe Hernandez.
6: JUVENTUSI – 184 milionë funte
Crisitiano Ronaldo paguhet 52 milionë euro në vit duke qenë kështu larg lojtari më i paguar krahasuar me të tjerët.
5: LOS ANGELES DODGERS – 193 milionë funte
4: BARCELONA – 195 milionë funte