Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Presidenca s’mund të jetë shpërblim politik, duhet kompromis, partitë të ulen

Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Presidenca s’mund të jetë shpërblim politik, duhet kompromis, partitë të ulen

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deklaron se presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, “ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm”, shkruan ai.

Duke përsëritur qëndrimin e tij kundër Bekim Sejdiut, deputeti Gashi thotë se “Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik, aq më pak për vendime që kanë cenuar këto shtylla të demokracisë”.

Sipas tij, “fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësinë më të madhe për ta gjetur zgjidhjen, jo për ta mbajtur vendin peng”.

“Të gjitha partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një President që i përfaqëson këto vlera dhe qëndron mbi interesat partiake. Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik”, shprehet ai.

Related Articles