Irani ka deklaruar se një takim i planifikuar në Oman, ku pritej të merrnin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Gjirit dhe përfaqësues nga Teherani, është anuluar me kërkesë të Arabisë Saudite.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, konfirmoi se Riadi kishte kërkuar që takimi të mos mbahej për momentin.
Baqaei hodhi poshtë gjithashtu përpjekjet për ta lidhur Iranin me zhvillimet e fundit mes Arabisë Saudite dhe Jemenit, duke thënë se problemet në Jemen kanë “rrënjë të hershme”.
Sipas tij, takimi do t’i mundësonte Iranit dhe Omanit të prezantonin mirëkuptimin e arritur pas disa javësh negociatash për menaxhimin e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, kishte njoftuar se takimi në Salalah ishte shtyrë “në interes të konsensusit”, duke theksuar përkushtimin e Omanit ndaj dialogut dhe stabilitetit rajonal.
