Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, është përballur me një koment fyes nga ish-polici serb i ish-Jugosllavisë, Milinko Babovic.

Haradinaj kishte publikuar një video në Facebook, përmes së cilës kërkoi lirinë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në komentet e videos, Babovic ka fyer Haradinajn dhe luftën çlirimtare.
“O muti Glodjanit ne ko te lyftes ski guxu me dal prej shpatinave Grgocit zbarlanicit zabelji e te tjer ele ti i thu vetit trim ki vra olec e plaka nwper lymarl ele Ratis te djoh shum mire kus je ti me Ramushin e te tjer”, ka shkruar Babovic.
Komenti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa vëmendje ka marrë edhe fakti se ai është pëlqyer nga tre persona me emra shqiptarë.

Ndaj tij ka reaguar edhe një qytetar, i cili i është kundërpërgjigjur ish-policit serb me tone të ashpra, duke e cilësuar Haradinajn “hero të gjallë” dhe duke përmendur luftën e UÇK-së.

