Ballkani, e ka zhvilluar edhe një ndeshje parasezonale para nisjes së edicionit të ri.
Portokallinjtë në Stadiumin e Qytetit, në Suharekë, e kanë mirëpritur skuadrën e Ligës së Parë, Vitinë.
Therandasit në këtë takim kanë fituar me rezultat prej 4:2. Golat e fitores për të besuarit e Bekim Isufit, i kanë realizuar Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi, Blendi Baftiu dhe Bleon Sekiraqa.
Në përballjen e këtyre dy skuadrave është testuar edhe sistemi teknologjik VAR. Kujtojmë që ndeshjen e radhës, poashtu miqësore, Ballkani e zhvillon me 13 gusht ndaj Gjilanit.