Ka vdekur Arianit Robelli, 29-vjeçari që po luftonte me një sëmundje të rëndë

Ka vdekur Arianit Robelli, 29-vjeçari që po luftonte me një sëmundje të rëndë

Ka vdekur Arianit Robelli, 29-vjeçari për të cilin ditë më parë ishte hapur një fushatë për mbledhjen e mjeteve financiare për vazhdimin e trajtimit të tij në Stamboll.

Robelli po përballej me NK/T-cell lymphoma, ndërsa gjatë muajve të fundit kishte kaluar nëpër një proces të gjatë e të vështirë trajtimi, përfshirë kimioterapi dhe një operacion në mushkëri.

Së fundmi, ai ishte përballur edhe me fazën e transplantit alogjen të qelizave staminale, ndërsa familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbulimin e shpenzimeve të mbetura të transplantit, trajtimeve, kontrolleve dhe rikuperimit.

Në thirrjen e bërë për ndihmë, familjarët kishin treguar se Arianiti po vazhdonte betejën e tij pas muajsh të tërë trajtimesh dhe kishin falënderuar të gjithë qytetarët që i kishin qëndruar pranë.

Fatkeqësisht, Arianit Robelli ka ndërruar jetë, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Lajmi për vdekjen e 29-vjeçarit ka sjellë pikëllim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kishin kontribuar apo ishin solidarizuar me betejën e tij.

Gazeta Enigma u shpreh ngushëllime familjes Robelli, miqve dhe të afërmve të Arianitit.

Related Articles