Hamza s’e përjashton “zhbërjen” e Speciales: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Hamza s’e përjashton “zhbërjen” e Speciales: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia do ta shqyrtojë në detaje situatën pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së të enjten, Hamza ka deklaruar se të gjitha format demokratike dhe ligjore do të mbeten në opsion, ndërsa ka theksuar se qëndrimi zyrtar i partisë do të përcaktohet pas diskutimeve në strukturat e saj.

“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë detajshëm. Ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Më tutje do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse PDK-ja mund të ndërmarrë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, shtoi ai.

Related Articles