Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK – protestat nuk ndalen

Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK – protestat nuk ndalen

Studentët kanë dalë në protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestë ka folur edhe Skifteri, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa – Cali, i cili e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale si të padrejtë.

Ai tha se, sipas tij, vendimi po mundëson rishkrimin e historisë nga Serbia, ndërsa u shpreh se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Vendimi është shumë i padrejtë. Ne e dimë që këta po kryejnë shkelje të paligjshme, po e mundësojnë me rishkru historinë Serbia. Ne e dimë që populli është me ta, por në libra ka me mbetë që këta kanë me mbetë kriminela. Besojmë në pafajësinë e tyre. Tash me të rinjtë e me krejt që po dalin në protesta, i falënderoj shumë. Besoj se nuk kanë me u ndalë këto protesta deri të bëhet diçka”, tha ai për Gazetën Demos.

Related Articles