Pacolli në Nju Jork në zyrat e kompanisë që dikur lobonte për Kosovën, takohet me avokatin e Hashim Thaçit

Pacolli në Nju Jork në zyrat e kompanisë që dikur lobonte për Kosovën, takohet me avokatin e Hashim Thaçit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për një vizitë në Nju Jork. Pacolli ka njoftuar se  është takuar me avokatin e Hashim Thaçit, Luka Misetic, dhe Michael Curto, në zyrat e Squire Patton Boggs.

 Pacolli ka thënë se për ta ka mirënjohje për angazhimin e tyre me profesionalizëm e përkushtim.

“Mirënjohje e sinqertë për ta dhe për të gjithë kolegët tanë, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar”, ka shkruar Pacolli.

Kompania “Patton Boggs” vite më herët ka qenë e angazhuar nga Qeveria e Kosovës për lobim dhe në disa raste edhe për mbrojtje juridike në disa raste kur Kosova ishte në arbitrazh ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/1619320759556809?ref=embed_post

Related Articles