Rutte: Bashkë po ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë

Rutte: Bashkë po ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar në Iowa të ShBA-së, ku ka zhvilluar edhe një bisedë për të ardhmen e NATO-s.

Në këtë ngjarje, ku mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i ShBA-së në NATO, ambasadori Matthew G. Whitaker, Rutte foli për angazhimet e Aleancës në botë, e ku u përmend edhe misioni paqeruajtës i kësaj organizate në Kosovë.

Ai tha se NATO-ja, si tërësi, po ndihmon në ruajtjen e paqes në Kosovë.

“Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë – një shtet partner i Iowas, ku, siç e di, pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowas kanë ofruar mbështetje dhe trajnime të rëndësishme për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes KFOR-it”, ka thënë Rutte.

Shefi i NATO-s tha se ShBA-ja është vend i mrekullueshëm, teksa Iowan e falënderoi për punën që po e bën në Kosovë dhe në KFOR.

Related Articles