Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur sot protesta në disa komuna të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarë janë mbledhur për të protestuar në Podujevë, Ferizaj, Suharekë, Malishevë, Deçan, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Rahovec.
Tubimet pritet të zhvillohen edhe në Kaçanik dhe Drenas, ndërsa në Prizren protesta është paralajmëruar për orën 19:00.
