Kurti për Masakrën e Abrisë së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet

Kurti për Masakrën e Abrisë së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrës së familjes Deliu në Abri të Epërme të Drenasit, e cila ndodhi më 26 shtator 1998.

Kurti ka përmendur 23 anëtarët e familjes, nga foshnja që ende ishte në barkun e nënës deri te 94-vjeçari Fazli Deliu, duke theksuar përmasën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka kujtuar edhe masakrën e civilëve shqiptarë në Gollubovc të Malishevës, e cila, sipas tij, ndodhi po më 26 shtator 1998.

“Drejtësia është detyrim dhe më e pakta që duhet bërë për viktimat dhe familjet”, ka shkruar Kurti, duke kërkuar që trysnia ndërkombëtare ndaj Serbisë të jetë më e madhe.

Në fund të reagimit, Kurti ka bërë thirrje për nderimin e të gjithë atyre që ranë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.

https://www.facebook.com/reel/909629235339454

Related Articles