Inteligjenca artificiale kontrollon shinat në Zvicër, zbulon deri në 1,500 defekte në muaj

Inteligjenca artificiale kontrollon shinat në Zvicër, zbulon deri në 1,500 defekte në muaj

y trena diagnostikues të SBB-së kontrollojnë rreth 2,000 kilometra hekurudhë çdo muaj, duke përdorur kamera, pajisje matëse dhe inteligjencë artificiale.

Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) po përdorin inteligjencën artificiale për të zbuluar defektet në rrjetin hekurudhor dhe për të rritur sigurinë e transportit.

Dy trena të posaçëm diagnostikues lëvizin me shpejtësi deri në 120 km/h, duke matur dhe filmuar shinat. Pamjet më pas analizohen nga inteligjenca artificiale për të identifikuar dëmtime dhe probleme të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Në total, këta trena kontrollojnë rreth 2,000 kilometra shina në muaj dhe zbulojnë deri në 1,500 defekte, shumica prej tyre të vogla. Sistemi mund të identifikojë probleme në sipërfaqen e shinave, kapëset e dëmtuara dhe devijime shumë të vogla në infrastrukturë.

SBB ka nisur eksperimentimin me këtë teknologji rreth dhjetë vjet më parë. Fillimisht rezultatet nuk ishin të kënaqshme, por zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka bërë sistemin dukshëm më të saktë dhe efikas.

Megjithatë, SBB thekson se inteligjenca artificiale nuk do t’i zëvendësojë punonjësit. Kontrollet njerëzore vazhdojnë të jenë të nevojshme për problemet që sistemi nuk mund t’i identifikojë, si dhe për riparimin e defekteve të zbuluara.

Related Articles