Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend do ta votonin edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Kadrijaj kërkoi që nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen “të sillet shpejt në Kuvend”.
“Çdo padrejtësi që i bëhet luftës, çdo padrejtësi qëbëhet në emër të UÇK-së dhe luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestoj”, tha ajo.
“Jam edhe për zhbërjen. Aleanca po ashtu, kur ka qenë një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, të gjithë kemi qenë të gatshëm të votojmë. Kemi votuar kundër, kemi qenë të gatshëm për zhbërje dhe nesër nëse sillet një nismë për zhbërjen e kësaj gjykate, ne jemi për”, tha Kadrijaj.
