Mesi tregon se ç’do të bënte nëse PSG do të luante kundër Barcelonës në Champions

Mesi tregon se ç’do të bënte nëse PSG do të luante kundër Barcelonës në Champions

Leo Messi thotë se përballja e mundshme me Barcelonën tani me fanellën e PSG-së, do të ishte diçka e çuditshme për të.

Ai nuk mund ta përshkruajë në të vërtetë se si do të ishte që të zbresë në Camp Nou, në shtëpinë e tij, me fanellën e një tjetër klubi, por thotë se ky është futbolli.

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës tifozëve të Barcelonës, kam qenë atje si fëmijë dhe natyrisht që ishte e vështirë”, tha ai.

“Do të ishte diçka e çuditshme që të luajë në shtëpinë time me një tjetër fanellë, por ky është futbolli”.

Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në, deri më 2023. 

Related Articles