Kurti takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

Kurti takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Prattipati e ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

Kurti, ndërkaq, e ka falënderuar për urimin dhe për bashkëpunimin, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik në vend.

Related Articles