Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ai tha se Trumpin e ka falënderuar për për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.
E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.
