Pas temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar në Kosovë, sot pasdite në disa qytete ka pasur reshje të shiut.
Reshje shiu ka pasur në Komunën e Klinës, Vushtrrisë dhe të Istogut, derisa edhe IHK ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të ketë shi dhe shkarkime rrufshesh.
IGK kishte njoftuar se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Ndërsa, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.
Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.
Meteo Ballkan, ka publikuar disa video nga komunat e lartë cekura, ku në disa prej tyre shihet se ka rënë edhe breshër.