Driton Gojani është zgjedhur kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Me 62 vota për, Gojani u zgjodh në këtë pozitë me votat e shumicës parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit.
“Në bazë të raportit të komisionit zgjedhor, konstatojmë se Driton Gojani zgjidhet kryesues i bodit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mandat pesëvjeçar”, konstatoi nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola.
Kundërkandidati i tij, kryeshefi i deritashëm i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, mori 7 vota.
