Sot skadon afati për Presidentin, LDK: Ende s’kemi marrë ftesë për seancë

Sot skadon afati për Presidentin, LDK: Ende s’kemi marrë ftesë për seancë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie ende nuk janë ftuar për të marrë pjesë në ndonjë seancë të re të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka deklaruar shkurt se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë njoftim zyrtar për mbajtjen e seancës.

“Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur Kuvendi vazhdon të jetë në qendër të zhvillimeve politike dhe mbetet e paqartë se kur do të thirret seanca e radhës.

Nëse deri në përfundim të afatit nuk arrihet zgjedhja e presidentit, vendi përballet me zgjedhje të reja, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Related Articles