Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.
Përmes një njoftimi, Ambasada e Francës ka bërë të ditur se Huchet i ka uruar sukses presidentes së re në detyrën e saj, duke shprehur gatishmërinë e Francës për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.
“Ambasadori i Francës 🇫🇷 në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Presidentes së Kosovës 🇽🇰, Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja.
Franca pret me padurim të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe të zhvillojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
