Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane për Investime (BEI).
Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja e kredisë lidhet me Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.
Qeveria nuk ka bërë të ditur në njoftimin përmbledhës shumën e kredisë apo detaje të tjera lidhur me marrëveshjen.
