Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr sërish vëmendjen me një seri fotografish nga Parisi, ku po shijon atmosferën e Javës së Modës. Këngëtarja 31-vjeçare është shfaqur me kombinime elegante dhe provokuese, ndërsa ka ndarë me ndjekësit momente nga qëndrimi i saj në kryeqytetin francez.
Përmes një postimi në Instagram, Dua ka zbuluar disa nga veshjet që ka zgjedhur gjatë ditëve të ngarkuara me aktivitete të modës, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë.
Në njërën prej fotografive, këngëtarja pozon pranë një dere, e veshur me një bodysuit të zi me prerje të guximshme, të kombinuar me një fund elegant e të ngushtë.
Pamjen e ka kompletuar me një rrip ngjyrë bordo që thekson belin dhe këpucë me taka në ngjyrë blu të errët.
Në një tjetër fotografi, Dua shfaqet me një bluzë transparente ngjyrë vjollcë, pa reçipeta, të kombinuar me një xhaketë në nuancë kumbulle, të zbukuruar me detaje dekorative shumëngjyrëshe dhe pala të punuara me kujdes.
