Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “do të valojë sërish” në Prizren.
Totaj i ka cilësuar këto deklarata si kërcënime virtuale nga Beogradi, duke theksuar se realizimi i një skenari të tillë është i pamundur.
“Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale, progresit dhe aleancave perëndimore. Kërcënimet e tilla virtuale nga Beogradi na shërbejnë vetëm si argëtim për të shoqëruar kafenë e mëngjesit pranë Lumbardhit”, ka shkruar Totaj.
