Edonisa Aliu publikon mesazhe që ia atribuon Liridon Lecit

Edonisa Aliu publikon mesazhe që ia atribuon Liridon Lecit

Pas reagimit publik të Liridon Lecit lidhur me incidentin e raportuar pas emisionit “Dueli Sportiv”, ka reaguar sërish Edonisa, duke publikuar disa fotografi të bisedave në Messenger, të cilat pretendon se janë me të.

Në reagimin e saj, Edonisa ka ngritur akuza të rënda ndaj Lecit për sjelljen e tij ndaj grave, duke iu referuar edhe gjuhës që pretendon se ai ka përdorur në studio televizive.

“Këto janë materialet më të pakta që mundeni me i pa. Natën e mirë, shihemi nesër! Deri në fund nuk do të ndalem për zbardhjen e rastit dhe të vërtetës sime!”, ka shkruar ajo.

Pamjet e publikuara përmbajnë mesazhe të datuara nga vitet 2022 dhe 2024, autenticiteti i të cilave nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Foto 1
Foto 1
Foto 2

Related Articles