Greqia vijon të përballet me një situatë mjaft kritike, për shkak të zjarreve masive. Ndërkohë, një fenomen i pazakontë është vënë re në qiellin e Atikës, i cili është bërë sërish i zymtë pas rritjes sëpërqendrimit të grimcave të imëta PM2.5.
Mediat greke raportojnë se rrjeti i sensorëve të Institutit të Kërkimit Mjedisor të Observatorit Kombëtar të Shkencëtarëve të Athinës vuri re një përmirësim, ndërsa bëri të ditur se grimcat vijnë nga rajoni i Evia-s Qendrore dhe Veriore.
Me rritjen e përqendrimit të grimcave, autoritetet në Atikë kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara që të kenë kujdes dhe të reduktojnë aktivitetin jashtë.
Thirrje veçanërisht është bërë për të moshuarit dhe fëmijët ndërsa është rekomanduar mbajtja e maskave jashtë.
Kujdes i veçantë kërkohet sidomos për ata që vuajnë nga probleme kardio -respiratore, rekomandohet gjatë orëve të mbrëmjes kur nivelet e përqendrimit të grimcave të imëta të pezulluara janë më afër tokës.