Pas një fluksi të madh të ardhjeve të mërgimtarëve dhe pritjeve në pikat kufitare me të cilat u ndeshëm gjatë ditëve të fundit, ka filluar largimi i kolonave në hyrje-dalje të tyre.
Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme mbi situatën në pikat kufitare, vërehet se pritjet në hyrje-dalje kanë rënë.
Në Vërmicë pritjet në hyrje janë deri në 25 minuta ndërsa në dalje deri në 20 minuta, ndërsa sa i përket kolonave ato janë më të gjata në hyrje deri në 200 metra ndërsa në dalje deri në 50 metra.
Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 15 minuta ndërsa në dalje deri në 20 minuta, ndërsa kolonat në hyrje deri në 20 metra e në dalje deri në 150 metra.Ndërkaq në Merdare pritjet në hyrje–dalje janë deri në 10 minuta. Kolonat në hyrje aty shkojnë deri në 10 metra, kurse në dalje deri në 15 minuta.