Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova të mos e humbë mundësinë për organizimin e tyre.

Rama, i ftuar në “Debat Plus” ka deklaruar se organizimi i këtyre lojërave nuk duhet të shihet si çështje politike, por si një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

“ A është kjo çështje politike për sa i përket meje jo me ja ndërru emrin ‘Kosova 2030’ por po ja ngjesim ‘Albin Kurti 2030’ vetëm të krijojmë këtë infrastrukturë e t’i mbajmë këto lojëra se janë më se të nevojshme për vendin tonë, rininë tonë e të ardhmen tonë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka paralajmëruar se Kosova rrezikon t’i humbë Lojërat Mesdhetare për shkak të, siç u shpreh, “gjërave të kota e naive”.

Sipas Ramës, ky organizim përbën një mundësi të madhe për Prishtinën dhe Kosovën që të investojnë në infrastrukturë deri në vitin 2030, si dhe të përmirësojnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Për tu kthyer tek çështja monumentale që e kemi përpara për me i organizu një event madhor që e qet në pah Prishtinën, Kosovën në nivel global. E gjithë kjo për qytetarët tanë e shqiptarët kudo që janë me e ndërru edhe këtë brendin që e ka Kosova në botë si një vend i pasigurt e një vend i pasluftës. Pra, e kemi një mundësi monumentale, një organizim të mirëfilltë ku mundemi me kriju në infrastrukturë deri më 2030 e që na kish marrë kohë 20-30-40 kohë me ndërtu nëse se kishim pas këtë mundësi me Lojërat Mesdhetare”, u shpreh Rama.

Related Articles