Tre persona janë arrestuar në një aksion i cili ka filluar paraditen e sotme, kundër krimeve kibernetike. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të dyshuarit janë arrastuar në një Call Center, pasi që kanë mashtruar qytetarë suedezë, kryesisht të moshuar, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
Sipas të njëjtave burime të dyshuarit, klientëve në Suedi u ofronin sigurime dhe produkte të ndryshme me çmime joshëse, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të parave.
Vlera e dëmit të shkaktuar dyshohet të jetë e konsiderueshme, në mijëra euro.
Ndyshe, aksioni është ende në vazhdim dhe pritet të ketë arrestime të tjera.
