Real Madridi mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në “El Clasico”, pasi portieri Thibaut Courtois po vuan nga gripi.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një gjendje gripale dhe jo për ndonjë lëndim. Për këtë arsye, Iliya Voloshin është ftuar në minutën e fundit për të udhëtuar me skuadrën.
Megjithatë, sipas mediumit “The Athletic”, Courtois po përpiqet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Barcelonës. Portieri belg thuhet se po ndihet më mirë dhe është optimist për mundësinë që të jetë në fushë.
Mbetet të shihet nëse Courtois do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë në gjendje ta ndihmojë Real Madridin në këtë përballje të madhe.
