Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, po kalon një moment të vështirë te Sassuolo, pasi ka humbur vendin e titullarit.
Pas ndeshjes ndaj Comos, ku Sassuolo pësoi humbje 2-0 dhe Muric qëndroi në bankën rezervë, portieri dardan nuk do të jetë titullar as në sfidën e sontme ndaj Lazios.
Në vend të tij, trajneri i Sassuolos ka vendosur t’i besojë Turatit, i cili e ka zënë vendin e Muricit në formacionin startues.
Mbetet të shihet nëse Muric do të rikthehet së shpejti mes shtyllave apo Turati do ta ruajë pozitën e titullarit edhe në ndeshjet e ardhshme.
