Më 29 nëntor, qytetarët do të votojnë për lehtësimin e rregullave të eksportit, mes argumenteve për sigurinë dhe shqetësimeve për neutralitetin.
Zvicra eksportoi material luftarak në vlerë prej 948 milionë frangash gjatë vitit 2025, afër rekordit prej 955 milionësh të vitit 2022. Megjithatë, vendi përfaqëson më pak se 0,5 për qind të transferimeve botërore të armëve, shkruan Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Gjermania ishte blerësja kryesore, me 386 milionë franga, rreth 40 për qind të eksporteve zvicerane të materialit luftarak. Në total, këto produkte përbënin vetëm 0,2 për qind të eksporteve të vendit.
Debati është intensifikuar para votimit të 29 nëntorit 2026. Ndryshimi propozon lehtësimin e furnizimeve për 36 vende partnere, përfshirë shtetet e BE-së, SHBA-në dhe Japoninë, edhe kur përfshihen në konflikt. Ukraina do të mbetej e përjashtuar.
Përfaqësuesit e industrisë argumentojnë se lehtësimi nevojitet për ruajtjen e kapaciteteve prodhuese dhe njohurive teknologjike. Kundërshtarët paralajmërojnë për rrezikun që armët zvicerane të përfundojnë në zona lufte dhe për pasoja ndaj neutralitetit.
Pesha ekonomike mbetet e kufizuar: sipas vlerësimeve për vitin 2019, sektori, bashkë me efektet indirekte, përfaqësonte rreth 16.000 vende pune dhe 0,4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
