Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje para se të vritej, ndërsa ka bërë të ditur se institucionet kanë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë.

Në konferencën e përbashkët me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ku po flitet për rastin e vrasjes së 49-vjeçares, Sveçla tha se përgjegjësia e institucioneve është që çdo veprim dhe mosveprim të hetohet.

Ai theksoi se, përtej hetimit të rastit të Arlindës, institucionet duhet të sigurojnë që edhe rastet e tjera me rrezikshmëri të lartë të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur.

Sveçla bëri të ditur se, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë, ku janë identifikuar gjithsej 155 raste.

“Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej veprimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale. Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë”, deklaroi Sveçla.

Related Articles