Ligji i Punës ia mundëson pushimin e lehonisë, ministrja Haxhiu tregon arsyen pse ende po punon

Ligji i Punës ia mundëson pushimin e lehonisë, ministrja Haxhiu tregon arsyen pse ende po punon

Neni 49 i Ligjit të Punës rregullon çështjen e pushimit të lehonisë ku thotë: Femra e punësuar gëzon të drejtën prej 12 muajve, të pushimit të lehonisë.

Për 6 muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë, kurse për 3 muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë.

“Duke pasur parasysh që kemi një përgjegjësi të madhe, unë nuk mund të shfrytëzoj pushimin e lehonisë. Është përgjegjësi e imja si Ministre që zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve t’i jetësojmë. Megjithatë unë ende nuk kam filluar punën. Për momentin jam duke u angazhuar vetëm aty ku është e domosdoshme. Aktualisht punën më të madhe jam duke e bërë nga shtëpia dhe vetëm 2 apo 3 herë në javë më duhet të dal për çështje të rëndësishme” tha ministrja Haxhiu.

Tutje, Haxhiu inkurajon të gjitha nënat që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për pushimin e lehonisë. Ministrja porositë punëdhënësit, vecanërisht ata të sektorit privat që të mos i diskriminojnë gratë dhe të ju përgjigjen përgjegjësive që ju takojnë sipas ligjit të punës, shkruan Infosot.com.

Related Articles